Një bisht cigareje e gjetur pranë trupit të një mësueseje të vrarë në banesën e saj gati 52 vjet më parë ka ndihmuar policinë të identifikojë njeriun që besohet se e kreu krimin. Rita Curran u gjet e vdekur në korrik 1971 në shtëpinë e saj në Burlington, Vermont të SHBA-së, shkruan Sky News.
Rasti mbetet i pazgjidhur, por provat e ADN-së të mbledhura nga një bisht cigareje në vendngjarje lejuan policinë të arrinte në përfundimin se një fqinj i quajtur William DeRoos e vrau mësuesen. I dyshuari, i cili në atë kohë ishte 31 vjeç, është larguar nga banesa pas një debati me gruan e tij. Pasi u kthye i kërkoi gruas së tij të mos tregonte se si kishte qenë jashtë.
Në vitin 2019, togeri i policisë James Trieb filloi të punonte për rastin sikur “sapo kishte ndodhur” me një ekip oficerësh dhe teknikësh. Një bisht cigareje e gjetur pranë trupit ishte një provë kryesore. Bishtat e cigares dhe prova të tjera u dërguan për analizë të ADN-së në vitin 2014. U përpilua një profil i ADN-së i personit që pinte cigaren, por nuk përputhej me asnjë mostër në bazat e të dhënave të ADN-së.
Detektivët që morën përsipër çështjen në vitin 2019 kontraktuan një kompani testimi të ADN-së dhe mostrat u krahasuan me materialin gjenetik të dorëzuar nga anëtarët në kompanitë komerciale të testimit të ADN-së. Në gusht 2022, detektivëve iu tha se kampioni i përkiste DeRoos.
Policia më pas përcaktoi se i dyshuari dhe gruaja e tij, Michelle, jetonin një kat mbi viktimën. Ata janë marrë në pyetje menjëherë pas gjetjes së kufomës, por më pas kanë deklaruar se nuk kanë parë apo dëgjuar ndonjë gjë të dyshimtë. DeRoos dhe gruaja e tij, e cila nuk e përdor më atë mbiemër, u larguan nga Vermont menjëherë pas vrasjes.
Martesa e tyre përfundoi pasi DeRoos shkoi në Tajlandë dhe u bë murg. Megjithatë, më vonë u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe u martua përsëri. Policia konfirmoi se ai vdiq nga mbidoza në San Francisko në vitin 1986. Ish-gruaja e DeRoos pranoi në një intervistë të fundit me hetuesit se ajo gënjeu se burri i saj nuk doli nga shtëpia atë natë.
Edhe
Gjurmë të mundshme gjaku në shtëpinë e këngëtarit D4vd që akuzohet për vrasjen e 14-vjeçares
Ajo pranoi se burri i saj shpesh kishte shpërthime të papritura dhune.
Prindërit e viktimës vdiqën duke mos ditur se kush e vrau vajzën e tyre, por vëllai dhe motra e viktimës morën pjesë në një konferencë të mbajtur në selinë e policisë në Burlington.
-
Prokuroria publikon detajet e vrasjes së 14-vjeçares për të cilën akuzohet këngëtari D4vd
-
14-vjeçarja për vrasjen e të cilës akuzohet D4vd ka vdekur nga plagët me mjet të mprehtë
-
Arrestohet këngëtari amerikan D4vd, dyshohet për vrasjen e një adoleshenteje
-
Vrasja e nënës e shtyu të bëhej polic, pas 16 vjetësh arrestohet një i dyshuar