Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evropa të ketë politikë të bashkuar të sigurisë dhe mbrojtjes, thotë Zelensky

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskz, ka deklaruar se Evropa ka nevojë për sistemin e saj të mbrojtjes raketore, të ngjashme si "Kupola e Hekurt" e Izraelit, e cila mund të përballet me çdo lloj kërcënimi.

Zelensky i ka bërë këto komentet teksa po merrte pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku bëri thirrje gjithashtu për shpenzime më të mëdha për mbrojtjen nga vendet evropiane dhe për një politikë të bashkuar evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ne nuk mund të mbështetemi në vullnetin e mirë nga disa kryeqytete kur bëhet fjalë për sigurinë e Evropës. Ne kemi nevojë për një politikë të bashkuar evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes, dhe të gjitha vendet evropiane duhet të jenë të gatshme të shpenzojnë për sigurinë aq sa është e nevojshme, jo vetëm aq sa janë mësuar gjatë viteve të neglizhencës. Nëse kjo kërkon 5% të PBB-së për të mbuluar mbrojtjen, atëherë qoftë kështu, 5%."