Policia në Irlandën e Veriut urdhëroi evakuimin e më shumë se 400 shtëpive për të hequr atë që dyshohet të jetë një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Operacioni i largimit mund të zgjasë më shumë se pesë ditë, ka bërë të ditur policia të dielën, raporton AP.
Pajisja u zbulua të premten në Newtownards, një zonë e County Down, rreth 15 kilometra në lindje të Belfast.
"Unë e vlerësoj problemin që kjo ka shkaktuar, megjithatë mbajtja e njerëzve të sigurt është parësore dhe ne nuk do të rrezikojmë”, ka thënë komandanti i distriktit North Down dhe Ards, Johnston McDowell.
Policia kishte ngritur barrikada dhe u kërkoi shoferëve të shmangnin zonën.
Është krijuar po ashtu një qendër mbështetëse emergjente për banorët që duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
-
Mijëra persona u evakuuan në Paris ndërsa u shpërthye një bombë e Luftës së Dytë Botërore
-
Vazhdon vala e kërcënimeve për bomba në disa vende të Evropës
-
Njëri nga pesë të arrestuarit nën dyshimin për komplot me bombë në Britani kishte lajmëruar policinë
-
Pesë të arrestuar nën dyshimin për terrorizëm pranë një baze ajrore amerikane në Britani
-
Kapen në Britani lëndë shpërthyese pranë një baze ajrore që përdoret nga forcat amerikane