Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në suaza të një takimi rajonal në Astana të Kazakistanit, raporton agjencia AP.
Dy liderët po marrin pjesë në Konferencë për Ndërveprim dhe Masat për Ndërtim të Besimit në Azi (CICA) të mbajtur në Kazakistan.
Kremlini tha në fillim të kësaj jave se Putini e Erdogani do të takohen për të diskutuar çështjen e Ukrainës në mesin e tjerave.
Turqia ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën dhe Kievin dhe ka ofruar vazhdimisht organizimin e bisedimeve për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm
-
Erdogani do të takohet me Putinin në Kazakistan
-
Erdogani i thotë Putinit se Turqia po punon për një fund të drejtë të luftës në Ukrainë
-
Putini përmend përparimin në marrëdhëniet Rusi-Turqi gjatë një takimi me Erdoganin
-
Putini kërkon forcimin e marrëdhënieve me ish-shtetet sovjetike
-
Erdogan i bën thirrje Putinit për një armëpushim të njëanshëm