Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vizituar Kazakistanin si pjesë e përpjekjeve të Rusisë për të forcuar marrëdhëniet me ish-shtetet sovjetike.
Putini është takuar me presidentin Kassym-Jomart Tokayev, edhe për marrëdhëniet ekonomike në kohën e tensioneve me Perëndimin për shkak të Ukrainës.
Bisedimet e Putinit në Astana janë realizuar një muaj pas udhëtimit që pati në Kirgizi për samitin me ish-shtetet sovjetike.
Kazakistani i pasur me naftë dhe shtetet e tjera të Azisë Qendrore kanë mbajtur marrëdhënie delikate me Rusinë, duke ruajtur lidhjet ekonomike me Moskën, por kanë refuzuar njohjen e rajoneve ukrainase të aneksuara nga Rusia.
Lideri rus ka udhëtuar rrallë që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës.
Edhe
Putini mbërrin në Kinë për bisedime me Xi-në
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arrest për Putinin në lidhje me deportimin e fëmijëve nga Ukraina.
Kazakistani nuk është pjesë e marrëveshjes që formoi tribunalin.
-
Putin e fton Zelenskyn për takim në Moskë, reagon ministri i jashtëm ukrainas
-
Putin: SHBA-ja po bën përpjekje të sinqerta për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Putini hedh poshtë mundësinë e një takimi trepalësh me Zelenskyn
-
Putini viziton Kurskun, për herë të parë që kur Moska pretendoi se e ka rimarrë