Presidenti turk, RecepTayyip Erdogan, ka thënë të dielën se do të ngrejë temën e "masakrave" të Izraelit në Rripin e Gazës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhe ka shprehur shpresën se njohja më e gjerë e Palestinës do të përshpejtonte përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete.
Duke folur me gazetarët para se të nisej për në Nju Jork, Erdogani ka thënë se do të diskutojë bashkëpunimin në tregti dhe industrinë e mbrojtjes me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe se do të takohej gjithashtu me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, gjatë udhëtimit të tij.
Më 22 shtator, Kombet e Bashkuara do të rifillojnë Konferencën Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë për Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete, të bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite.
Konferenca do të riafirmojë angazhimet ndërkombëtare ndaj zgjidhjes me dy shtete dhe do të kërkojë të mobilizojë mbështetje për zbatimin e saj.
Britania e Madhe ka paralajmëruar se do ta shpallë të dielën pasdite njohjen ndaj Palestinës.
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
Erdogan: Sulmet e Izraelit mbi Liban e Siri kërcënojnë edhe Turqinë
-
Erdogani paralajmëron Izraelin kundër “sabotimit” të përpjekjeve diplomatike për Iranin
-
Përplasje publike, Erdogani-Merzit: A nuk po e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit në Gaza?
-
Trump: Do të isha krenar ta vizitoja Gazën