Keith Kellog, emisari i presidentit amerikan Donald Trump, ka deklaruar të shtunën se Evropa do të konsultohet, por nuk do të jetë pjesë e bisedimeve trepalëshe të paqes ndërmjet Rusisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës, ka shkruar The Guardian.
“Dhe miqve të mi evropianë, do t'u thosha: futuni në debat, jo duke u ankuar nëse mund të jeni, po ose jo, në tryezë, por duke sjellë propozime dhe ide konkrete”, ka thënë ai në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.
Kellogg ka thënë se një nga arsyet pse marrëveshjet e mëparshme të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kishin dështuar ishte se shumë shtete ishin të pranishme në tryezë, por nuk kishin aftësinë për të menaxhuar procesin e paqes.
“Ne nuk do të shkojmë në atë rrugë”, ka shtuar ai.
-
Aleatët evropianë: Ukraina duhet të përfshihet në bisedimet për paqe
-
Ukraina mund të ndahet si Berlini pas Luftës së Dytë Botërore, thotë emisari i Trumpit
-
Mbërrin në Kiev i dërguari i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg
-
Zelensky thotë se Evropa duhet të zgjedhë negociator për bisedime të mundshme me Rusinë
-
Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë