I dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, ka shkuar në Katar për t’iu bashkuar bisedimeve mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushimin në Gaza.
Këtë javë, negociatorët e të dyja palëve kanë nisur takimet edhe me SHBA-në si lehtësues për herë të parë që nga marrja e detyrës si president e Donald Trumpit, raportoi BBC.
Izraeli po shpreson që SHBA-ja mund ta shtyjë përpara planin për zgjatje të armëpushimit për dy muaj, që do të fillonte me lirimin e gjysmës së pengjeve të gjalla që po mbahen.
Hamasi deri tash e ka refuzuar këtë, duke kërkuar që bisedimet të përqendrohen në marrëveshjen e parë të arritur për armëpushim, që do t’i jepte fund luftës dhe parasheh tërheqjen e plotë të trupave izraelite.
Pavarësisht presionit nga ndërmjetësuesit, besohet se ka pak gjasa që Hamasi të lirojë pengjet pa i dhënë fund luftës.
-
SHBA-ja lajmëron nisjen e fazës së dytë të planit të paqes në Gazë
-
Witkoff e dhëndri i Trumpit u bashkohen bisedimeve për paqe në Gazë
-
Nisin bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit
-
“Lëvizni shpejt” – mesazhi i Trumpit ndërsa Izraeli e Hamasi do t’i nisin bisedimet indirekte
-
Të dërguarit amerikanë shkojnë në Egjipt për bisedime të armëpushimit në Gazë