Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, ka thënë të enjten se vendi i tij do të investojë rreth 1.4 trilionë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme, si pjesë e marrëdhënieve sipas tij, të shkëlqyeshme midis dy vendeve që nga rikthimi në pushtet i presidentit amerikan, Donald Trump.
Njoftimi u bë gjatë takimit të presidentit Trump, me Bin Zayed në Pallatin Al-Watan në Abu Dhabi, transmeton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrumpi mbërriti të enjten në Emiratet e Bashkuara Arabe në kuadër të udhëtimit të tij të parë jashtë vendit.
Aeroplani presidencial “Air Force One” u shoqërua nga avionë luftarakë në hapësirën ajrore të vendit, njësoj siç ndodhi në ndalesat e tij në Arabinë Saudite dhe Katar.
Gjatë qëndrimit të tij atje, Trumpi vizitoi xhaminë Sheikh Zayed — një nga xhamitë më të mëdha në botë.