Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, sipas një njoftimi nga qeveria saudite.
Sipas deklaratës saudite, Bin Salman, ka uruar Trumpin për inaugurimin e tij dhe ka uruar “progres dhe prosperitet” për popullin amerikan nën udhëheqjen e tij, raporton BBC.
Të dy diskutuan stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet për të luftuar terrorizmin, njofton më tej deklarata.
Princi ka shtuar se mbretëria dëshiron të investojë rreth 600 miliardë dollarë në SHBA gjatë katër vjetëve të ardhshme.
Deklarata shton se Trumpi "ka shprehur vlerësimin dhe falënderimet e tij" për bin Salmanin "dhe ka pohuar dëshirën e tij për të punuar me Mbretërinë në gjithçka që sjell interesa për të dy vendet".