Autoritetet ekuadoriane kanë standardizuar një metodë për të shkatërruar drogën, e cila i lejon ata të vazhdojnë me ngritjen e sasisë së drogës së konfiskuar. Ngarkesa e shkatërruar të premten është pjesë e një sekuestrimi rekord të bërë të dielën e pothuajse nëntë tonë kokainë të gjetur në një kontejner bananesh që kishte për destinacion Belgjikën.
Droga e sekuestruar kishte vlerën e 330 milionë dollarëve. Metoda, e njohur si kapsulim, u rekomandua nga programi i Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, si udhëzim që u lejon atyre të përshpejtojnë shkatërrimin, i cili përndryshe do t'i merrte më shumë kohë dhe deri më tani, përveç kohës, ka kursyer edhe hapësirën e ruajtjes së drogës së sekuestruar.
Me këtë metodë mund të asgjësohen kokaina, heroina dhe kloruri i kalciumit, të cilat mund të pluhurosen dhe të shkrihen me mbetje të tjera. Në dy vjetët e fundit është dyfishuar sekuestrimi i drogës në Ekuador.
Në vitin 2020, autoritetet kanë kapur 128 tonë drogë, teksa në vitin 2022 u sekuestruan 210 tonë.
-
Gjermania sekuestron mbi 8 tonë kokainë
-
Spanja sekuestron 30 tonë kokainë, kapje rekorde në Evropë
-
Konfiskohen asete në vlerë prej 1 milion eurosh në hetimin për pastrim parash nga trafikimi i drogës
-
Goditet grupi kriminal në Shqipëri, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri që buronin nga trafikimi i 50 tonë kokaine
-
Në Gjakovë arrestohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve