Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Autoritetet asgjësojnë mbi 20 tonë kokainë të kapur në Ekuador

Autoritetet në Ekuador kanë nisur procesin e asgjësimit të rreth 22 tonëve kokainë të kapur ditëve të fundit.

Qeveria ka nisur asgjësimin e sasisë e cila është konsideruar si sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vend, shkruan Euronews.

Konfiskimi vjen në një kohë dhune ekstreme për vendin, qeveria e të cilit është përfshirë në një luftë de facto kundër krimit të organizuar.

Autoritetet përdorën një teknikë të njohur si kapsulim për të shkatërruar drogën, duke bërë pluhur pakot e sekuestruara, përpara se të përzihen me pluhurin e imët që përmban çimento, rërë dhe xham.

Kjo metodë parandalon që kokaina të kontaminojë mjedisin ose të rikuperohet, thonë autoritetet.

Gjithashtu sipas autoriteteve ekuadoriane, vendi është kthyer në një qendër për ruajtjen dhe eksportin e drogës, veçanërisht kokainës, në tregjet në SHBA dhe Evropë.