Drejtuesi i bankës “Morgan Stanley International”, Jonathan Bloomer dhe avokati i “Clifford Chance”, Chris Morvillo janë po ashtu në mesin e të zhdukurve pasi një jaht luksoz britanik është fundosur në Sicili.
Manjati britanik i teknologjisë, Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare Hannah janë gjithashtu të zhdukur, raporton BBC.
Jahti u mbyt nga moti i keq në orët e para të së hënës në brigjet e Sicilisë. Sipas autoriteteve italiane, 15 persona janë shpëtuar, gjashtë rezultojnë të zhdukur dhe trupi i një burri është gjetur.
Trupi nuk është identifikuar zyrtarisht, por roja bregdetare e Palermos ka bërë të ditur se ishte kuzhinieri i anijes.
Kërkimet po vazhdojnë edhe të martën derisa qasja në kabinat e varkës është bllokuar nga mobiljet.
LEXO EDHE:
-
Gjenden dy trupa gjatë kërkimit për gjashtë të zhdukurit nga fundosja e jahtit në Sicili
-
Vazhdojnë kërkimet për gjashtë të zhdukurit nga fundosja e jahtit luksoz në Sicili
-
Fundosja e jahtit në Sicili – Hapet hetim për vrasje nga pakujdesia
-
Nxirret trupi i magnatit britanik Lynch nga rrënojat e superjahtit të fundosur
-
Shkon në katër numri i trupave të gjetur nga fundosja e jahtit në Sicili