Boris Johnson do të telefonojë presidentin rus Vladimir Putin dhe do të vizitojë Evropën Lindore në ditët në vijim, ndërsa Mbretëria e Bashkuar rrit përpjekjet e saj diplomatike për të zgjidhur krizën kufitare me Ukrainën.
Kryeministri Johnson ka thënë se Britania e Madhe mund të vendosë trupa për të mbrojtur aleatët e NATO-s nëse Rusia pushton Ukrainën.
Nga kryeministria kanë thënë se Johnsoni do të përpiqet ta bindë Rusinë që të tërhiqet, raporton BBC.
Rusia, e cila ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën, ka vendosur rreth 100,000 trupa, tanke, artileri dhe raketa pranë kufirit të Ukrainës.
Është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që Rusia ka lëvizur trupa nga lindja e vendit në kufirin me Ukrainën.
-
Kriza në Ukrainë, Britania shqyrton vendosjen e trupave në gjithë Evropën për ta mbështetur NATO-n
-
Britania e gatshme të mbrojë aleatët e NATO-s nëse Rusia pushton Ukrainën
-
Johnson: Putin më kërcënoi me jetë në prag të agresionit rus
-
Johnson: Pajisjet ushtarake dërguar Ukrainës janë të pamjaftueshme
-
Britania do t’i ndajë 300 milionë funte për Ukrainën