Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Edhe Australia mund ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Australia do të shqyrtojë njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës së saj atje, tha kryeministri australian, Scott Morrison.

Nëse ndodh, ky veprim do të pasonte politikën e ngjashme të SHBA-së, e cila ka shkaktuar kritika në nivel ndërkombëtar, vitin e kaluar, transmeton REL.

Morrison tha se Australia mbetet e angazhuar për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Kundërshtarët politikë thonë se komentet e tij janë një “taktikë mashtruese” për vota, përpara një procesi të rëndësishëm zgjedhor që do të mbahet të shtunën.

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të diskutueshme midis Izraelit dhe palestinezëve.

Palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Edhe Australia anulon vendimin për ta njohur Jerusalemin Perëndimor kryeqytet të Izraelit Botë Australia anulon vendimin për ta njohur Jerusalemin Perëndimor kryeqytet të Izraelit

Izraeli, ndërkaq, e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij.

Vitin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, e njohu Jerusalemin si kryeqytetit të Izraelit, ndërsa ambasada amerikane u zhvendos nga Tel Avivi në Jerusalem në muajin maj.