Australia ka anuluar vendimin e Qeverisë së mëparshme për njohjen e Jerusalemit perëndimor si kryeqytet i Izraelit, njoftoi Ministria e Jashtme, duke shkaktuar shqetësim në Izrael. Qeveria e Partisë Laburiste e qendrës së majtë ra dakord të njohë sërish Tel-Avivin si kryeqytet.
Kabineti ripohoi gjithashtu se statusi i Jerusalemit duhet të zgjidhet në negociatat e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve, tha ministrja e Jashtme, Penny Wong. Australia mbetet e angazhuar për zgjidhje dypalëshe të konfliktit midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid, shprehu zhgënjimin për ndryshimin e pozicionit të Australisë. Ai tha se Jerusalemi do të vazhdojë të mbetet qytet i bashkuar pavarësisht vendimeve të qeverive të huaja.
-
Australia anulon vendimin për ta njohur Jerusalemin Perëndimor kryeqytet të Izraelit
-
Australia njeh shtetin palestinez
-
Gjermania e konsideron si “kundërproduktive” njohjen e një shteti palestinez në këtë kohë
-
Albanese thotë se Australia do ta njohë Palestinën shtet në shtator
-
Kosova, pjesë e ceremonisë speciale të Izraelit për shtetet që e njohin Jerusalemin kryeqytet