Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E majta franceze planifikon protesta kundër kryeministrit të ri, Michel Barnier

Michel Barnier

Michel Barnier

Foto: Associated Press

Protesta në të gjithë Francën do të zhvillohen kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër i ri i vendit.

Demonstratat u thirrën nga partitë e së majtës politike, kandidatja e së cilës për kryeministre, u refuzua nga presidenti, Emmanuel Macron, raporton BBC.

Macroni zgjodhi ish-negociatorin e BE-së për Brexit-in, 60 ditë pasi zgjedhjet parlamentare e lanë Francën në bllokim politik, me tri blloqe të fuqishme, nga të cilat e majta doli më e fortë, por asnjë nuk mund të formonte një shumicë në Asamblenë Kombëtare.

Në një intervistë televizive, Barnier, duke qenë vetë nga qendra e djathtë, ka thënë se ishte i hapur për të formuar një qeveri duke përfshirë anëtarë të së majtës.

Megjithatë, mbijetesa e Barnier mund të varet nga votat e partisë së ekstremit të djathtë, megjithëse ata e kanë bërë të qartë se nuk do t'i bashkohen qeverisë së tij.

Kryeministri filloi formimin e qeverisë së re, një ditë pasi mori detyrën, pas një takimi me Macronin.

Edhe Mijëra francezë protestojnë kundër zgjedhjes së Barnierit për kryeministër Botë Mijëra francezë protestojnë kundër zgjedhjes së Barnierit për kryeministër

Në një intervistë televizive të premten në mbrëmje, Barnier, 73 vjeç, ka deklaruar se ishte i gatshëm të zgjidhte ministra nga i gjithë spektri politik, duke përfshirë "njerëz nga e majta".

Mirëpo partitë e së majtës janë të zemëruara që kandidatja e tyre për kryeministre, Lucie Castets, u refuzua nga Macroni.