Tri shtete të mëdha evropiane kanë shënuar ditën më të rëndë nga koronavirusi të dielën. Italia ka përjetuar 368 vdekje duke e çuar numrin e vdekjeve në 1809, Spanja shënoi 97 për të çuar në total numrin e vdekjeve 288 dhe Franca arriti në 120 vdekje në total duke përjetuar të dielën 29 vdekje.
Britania e Madhe shënoi 14 vdekje të reja, duke e çuar totalin në 35, shkruan BBC.
Zvicra shënoi 800 të rinj të infektuar në vetëm 24 orë. Totali i të infektuarve tani ka arritur në 2200. Shteti ka përjetuar 14 vdekje. Në Itali janë infektuar rreth 25 mijë persona. Spanja ka më shumë se 7700 të infektuar e Franca ka kaluar 5400-shin.
Edhe katër të diagnostikuar me koronavirus në Kosovë, numri i përgjithshëm arrin në 13
Në Serbi janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus, njoftoi sot Ministria serbe e Shëndetësisë, raporton agjencia e lajmeve b9, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 55.
Shtetet në Evropë iu përgjigjën koronavirusit duke ndaluar lëvizjet e qytetarëve e duke shtrënguar kufijtë. Gjermania do të mbyllë kufijtë me Francën, Zvicrën, Austrinë, Danimarkën dhe Luksemburgu, përderisa Portugalia do të bëjë njëjtë në kufirin me Spanjën.
Çekia ka paralajmëruar masa duke mbyllur shumicën e lokaleve. Austria ka vendosur të ndalojë tubimet me më shumë se pesë persona.
Edhe
Mbi 90 milionë evropianë përballen sot me temperatura mbi 35°C
Shkollat janë mbyllur në shumicën e shteteve evropiane.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur Evropën tani “epiqendër” të pandemisë që origjinën e kishte në Kinë.
Më shumë se 165 mijë njerëz janë infektuar në gjithë botën. Më shumë se 6000 kanë vdekur, 3000 nga ta në Kinë.