Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zvicra shënon 70 vdekje të reja nga koronavirusi, mbi 9 mijë të infektuar

Zvicra ka njoftuar se 70 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Në këtë periudhë, janë regjistruar 9 mijë e 409 raste të reja të infektimit, ku 231 janë duke u trajtuar në spital, shkruan Reuters.

Numri total i rasteve me koronavirus në këtë shtet është 211 mijë e 913 ndërsa deri më tani kanë vdekur 2 mijë e 407 persona, raporton KOHA.

Ndërkohë, Italia ka raportuar 446 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 37 mijë e 809 raste të reja me koronavirus.