Rusia i ka dënuar me dy vjet e gjysmë burgim dy ushtarë që refuzuan të luftonin në Ukrainë, raportoi CNN të mërkurën.
Sipas aktvendimit, ushtarët nga zona e Kamchatkas u dënuan për refuzim të shërbimit ushtarak, ndërsa sipas ligjit, dënimi maksimal për këtë vepër shkon deri në 3 vjet burgim.
Njëri nga ushtarët, Alexander Stepanov, u dënua më 25 prill, pasi refuzoi t’ia zbatonte urdhrat komandantit të njësisë ushtarake, e ushtari Andrey Mikhailov, u dënua tre ditë pas vendimit për Stepanovit.
Gjykata ruse deri më tani i ka marrë mbi 500 vendime kundër ushtarakëve që refuzuan drejtpërdrejt t’i zbatonin urdhrat për t’u dërguar në Ukrainë ose dezertuan nga fronti. Kjo gjë s’është bërë e ditur nga autoritete ruse deri vonë.
Nga 500 vendimet, një pjesë e madhe e ushtarëve u dënuan me burgim me kusht, duke i detyruar të dërgohen në frontet e luftës.