Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britaniku i akuzuar se iu bashkua ukrainasve në luftë, dënohet në Rusi

James Scott Rhys Anderson

Foto: BBC

Një britanik i akuzuar nga Rusia se kishte luftuar për Ukrainën është dënuar me burgim për 19 vjet nga një gjykatë ushtarake ruse.

James Scott Rhys Anderson u kap në rajonin e Kurskut nëntorin e kaluar, kur forcat ukrainase kishin nisur një inkursion, dhe është akuzuar për aktivitet terrorist.

22-vjeçari është britaniku i parë që dënohet nga Rusia gjatë luftës.

Një deklaratë e lëshuar nga gjykata ruse pretendon se Anderson është deklaruar fajtor, por kjo nuk dihet me siguri.

Gjykata ruse ka thënë se ai do t’i kalojë pesë vitet e para në burg para se të transferohet në një qendër ku të burgosurit mbahen në kushte “strikte”.

Edhe Finlanda dënon një rus me burgim të përjetshëm për krime lufte në Ukrainë Botë Finlanda dënon një rus me burgim të përjetshëm për krime lufte në Ukrainë

Hetuesit rusë e kanë akuzuar Andersonin se ka kryer vepra terroriste si pjesë e një grupi të organizuar dhe se ilegalisht ka kaluar kufirin në Rusi.  

Derisa Anderson është shtetasi i parë britanik që u akuzua për luftim në Ukrainë dhe i dënuar nga Rusia, dy britanikë të tjerë ishin dënuar me vdekje në Donetsk, por më vonë ata ishin liruar në një shkëmbim të burgosurish.