Sulmet në disa pjesë në perëndim të Ukrainës janë duke vazhduar, derisa Rusia po mundohet të shtrijë kontrollin e plotë në Donbas.
Në regjionin e Donetskut, dy civilë janë vrarë dhe shtatë janë lënduar në 24 orët e fundit, shkruan Sky News të mërkurën.
Pavlo Kyrylenko, udhëheqës i regjionit të Donektskut, e ka konfirmuar këtë në Telegram.
Ai tha se pasojat janë rezultat i sulmeve të Rusisë.