Prokurorët ukrainas kanë njoftuar të mërkurën se të paktën 8 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve me dronë dhe raketa të Rusisë në rajonin lindor të Donjetskut, ka raportuar AFP.
Konfirmimi është bërë pak kohë pasi Kremlini zyrtar ka hedhur poshtë kritikat e presidentit amerikan, Donald Trump, për homologun e tij rus, Vladimir Putin, tek ka thënë se “jemi të qetë sa i përket kësaj”.
“Le të themi se Trumpi në përgjithësi ka një stil shumë të ashpër retorik në kuptimin e frazave të cilat i përdorë”, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Sipas tij, presidenti amerikan e ka kuptuar më në fund se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk është aq i lehtë për t’u zgjidhur.
“Kemi dëgjuar gjithashtu një deklaratë shumë të rëndësishme nga Trumpi se zgjidhja e konfliktit në Ukrainë ka rezultuar të jetë më e vështirë sesa ai e kishte paramenduar në fillim”, ka shtuar Peskov.
-
Moska dhe Kievi shkëmbejnë sulme pas takimeve me të dërguarin amerikan, 7 të vdekur në Ukrainë
-
12 të vrarë nga sulmet ruse në Zaporizhzhia, mes tyre tre fëmijë
-
Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë
-
Rusia sulmon me dronë Ukrainën, të paktën 12 të vrarë
-
Të paktën 27 të vrarë dhe qindra të evakuuar pas sulmeve ruse pranë Kievit