Nga përmbysja e një autobusi pasagjerësh në afërsi të qytetit Erzincan të Turqisë, dy persona kanë humbur jetën dhe 21 persona janë lënduar, shkruan Anadolu Agency.
Aksidenti ka ndodhur herët në mëngjesin e së enjtes. Dyshohet se deri tek aksident ka ardhur pasi autobusi ka rrëshqitur për shkak të akullit në rrugë.
Pas denoncimit, në vendin e aksidentit janë dërguar një numër i madh ekipesh mjekësore, zjarrfikëse dhe shpëtimtare, si dhe policia për të hetuar.
Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë në spitalet e Refahijas dhe Erzinxhanit pasi në vendin e ngjarjes iu dha ndihma e parë.
Është një rajon malor në veri-lindje të Turqisë që është ende i mbuluar nga bora dhe akulli.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë
-
Aksidentohet autobusi në Turqi, katër të vdekur
-
Gjashtë të vdekur e 25 të lënduar pas rrokullisjes së një autobusi në Turqi
-
Nëntë të vdekur pas përplasjes së autobusit në Turqi
-
Aksidentohet autobusi në Turqi, 10 persona humbën jetën