Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur në aeroportin e Manilës të dielën në mëngjes, pasi një veturë është përplasur në hyrje të tij.
Sipas Kryqit të Kuq të Filipineve, viktimat përfshijnë një burrë dhe një vajzë katërvjeçare, raporton AP.
Disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen ndërsa drejtuesi i veturës ndodhet tani në paraburgim.
Në aeroport, dhjetëra personel të urgjencës ishin në vendngjarje të cilët kishin rrethuar një veturë të zezë që u pa e përplasur në mur nga një hyrje.
Aeroporti ka thënë se po koordinohen me autoritetet për të hetuar aksidentin dhe po punojnë për mbledhjen e informacionit.
Artikuj të ngjashëm
-
11 persona të vdekur nga zjarri në një lagje kineze në Manila
-
Tre të vrarë e 8 të plagosur në një sulm me armë në shkollë në Filipine
-
5 të vdekur pasi një aeroplan mallrash doli nga pista në Miami dhe goditi disa automjete
-
Të paktën dy të vdekur pasi një veturë përplasi njerëzit në një stacion treni në Francë
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë