Dronë të paidentifikuar janë parë mbi pika të ndjeshme në bazën ajrore amerikane në Ramstein të Gjermanisë, javët e fundit, ka raportuar “Spiegel” duke cituar një raport konfidencial të autoriteteve gjermane të sigurisë.
“Spiegel” ka raportuar se disa herë janë parë dronë netët e 3 dhe 4 dhjetorit mbi bazën ajrore.
Shefat e inteligjencës gjermane kanë paralajmëruar se mbështetja e shtetit për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, e bën atë objektiv të përpjekjeve të sabotimit.
Dronë u panë edhe mbi lokacione që i përkasin prodhuesit gjerman të armëve “Rheinmetall” dhe grupit të kimikateve “BASF”.
Në muajt e fundit, është raportuar se dronë ishin vërejtur duke fluturuar mbi objekte me rëndësi strategjike të Gjermanisë. Prokurorët patën nisur hetime mbi dyshimet për “aktivitet me qëllime sabotimi”.
-
Dy dronë shihen mbi një bazë ushtarake gjermane, disa ditë pas incidentit me bombë në Leipzig
-
Dronë misteriozë shihen mbi tri baza ajrore amerikane në Britani
-
Gjermania planifikon një mburojë kundër sabotimit pas sulmit me dron në aeroport
-
Gjermania akuzon Rusinë për sulmin me dronë në aeroportin e Leipzigut
-
Gjendet droni i tretë dhe eksplozivë ushtarakë pranë aeroportit të Leipzigut