Drejtorë të pesë spitaleve më të mëdha në Zvicër i kanë kërkuar ministrit të shëndetësisë të ndërmerr masa të reja kufizuese. Kjo sipas tyre, duhet të bëhet që të zvogëlohet numri i infektimeve me koronavirusi.
Në letrën e tyre drejtuar ministrit Alain Berset, drejtorët e spitaleve universitare të Cyrihut, Bernës, Bazelit, Lozanës dhe Gjenevës, kanë shkruar se pandemia po i detyron ata t’i shtyjnë operacionet për pacientët që kanë sëmundje të tjera. Shtretërit e lire të kujdesit intensiv po pakësohen.
Drejtorët kanë theksuar se ndihen të rrezikuar nga një valë e tretë e pandemisë e cila mund të shpërthejë vitin e ardhshëm dhe ta çojë vendin në kolaps shëndetësor, raporton reuters.
Zvicra është goditur rëndë nga epidemia, me rreth 5,000 raste të reja COVID-19 çdo ditë kohët e fundit. Afërsisht 1.3% e popullsisë është infektuar në 28 ditët e fundit.
-
Zvicra voton të dielën për t’i dhënë fund masave COVID
-
Refuzuan të vaksinohen, erdhën për pushime në atdhe, tani janë shtrirë në spitalet e Zvicrës – të infektuar me COVID-19
-
Zvicra nuk lehtëson masat anti-COVID
-
Ekspertët këshillojnë Zvicrën të futet në izolim dhe të ndërmarrë masa strikte
-
Zvicra raporton mbi 10 mijë raste të reja me Covid-19 në tri ditët e fundit