Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dokumente të klasifikuara u gjetën në shtëpinë e Mike Pences

Disa dokumente të klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, raportoi të martën BBC-ja.

Sipas avokatit të Pences, dokumentet e ndjeshme që janë zbuluar në shtëpinë e tij në Indiana, i janë dorëzuar FBI-së.

Ai ka thënë se Pence nuk ishte në dijeni të ekzistencës së këtyre dokumenteve të klasifikuara në rezidencën e tij personale.

“Ai e kupton rëndësinë e madhe të mbrojtjes së informacionit të ndjeshëm dhe të klasifikuar dhe është i gatshëm për të bashkëpunuar plotësisht me Arkivin Kombëtar dhe çdo hetim të përshtatshëm”, ka thënë ai.

Mbrojtja e Pences më tej ka thënë se ai ka kërkuar avokat të specializuar në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara për të shqyrtuar dokumentet në shtëpinë e tij.

Gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara u gjetën gjatë një kontrolli 13 orësh në shtëpinë e Presidentit Biden në Delaëare të premten.

Edhe Bill Gates dëshmon sot për lidhjet e tij të dyshuara me Jeffrey Epstein Botë 1 muaj më parë Bill Gates dëshmon sot për lidhjet e tij të dyshuara me Jeffrey Epstein

Bideni ofroi qasje në shtëpinë e tij për të lejuar Departamentin e Drejtësisë të kryejë kontroll në të gjitha ambientet për të dhënat e mundshme të zëvendëspresidentëve dhe materialet e mundshme të klasifikuara.

Në fillim të këtij muaji, avokatët e Bidenit thanë se grupi i parë i dokumenteve të klasifikuara ishte gjetur më 2 nëntor në Qendrën Penn Biden, një institut kërkimi që presidenti e themeloi në Uashington DC.

Një grup i dytë regjistrimesh u gjet më 20 dhjetor në garazhin e shtëpisë së tij në Wilmington, ndërsa një dokument tjetër u gjet në një hapësirë ​​ruajtjeje në shtëpi më 12 janar.