Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, ka përdorur fjalor ofendues ndaj ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, James O'Brien, duke e quajtur “gënjeshtar dhe ngatërrestar”, pasi diplomati amerikan kishte kritikuar Dodikun dhe politikën e tij separatiste dhe për minim të Marrëveshjes së Daytonit.
I pakënaqur me akuzat e O'Brienit, Dodik u tha gazetarëve në Banjallukë se ndihmës-sekretari i shtetit i SHBA-së mbërriti në Bosnje si “subjekt mysliman”. O’Brien realizoi një vizitë në Sarajevë të premten.
“Ai është shkarravitës i zakonshëm që pati fatin ta gjente veten në Dayto”, ka thënë Dodik për O’Brien, i cili ishte një nga pjesëmarrësit aktivë në negociatat e paqes në Dayton dhe, si avokat, ishte i përfshirë në krijimin e marrëveshjes së paqes që i dha fund luftës trevjeçare e gjysmë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Gjatë vizitës në Sarajevë, O’Brien dërgoi mesazh se SHBA-ja nuk do të lejojë të kërcënohet integriteti territorial i Bosnjës dhe se do të kundërshtojë me vendosmëri çdo politikë shkëputëse.
“Ne do t'i përgjigjemi veprimeve anti-Dayton dhe antikushtetuese dhe nuk do të lejojmë që aktorët keqdashës të përçajnë vendin”, ka thënë O’Brien.
Edhe
Dodik reagon ndaj kërkesës së gjykatës në Bosnjë për urdhërarrest ndërkombëtar ndaj tij
Dodik, nga ana tjetër, vlerësoi se ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit “paraqitet rrejshëm si i fuqishëm”. Ai ka deklaruar se O'Brien është “ngatërrestar i cili nuk është i autorizuar të interpretojë Marrëveshjen e Daytonit sepse kjo e drejtë u takon vetëm palëve nënshkruese”.
Dodiku është në “listën e zezë” të SHBA-së.
-
Dodik kërkon ndihmë nga Trumpi: Mos e lejo NATO-n të ndërhyjë në Bosnjë
-
DASH-i për Dodikun: Kundërshtojmë çfarëdo veprimi që minon sigurinë e Bosnjës
-
SHBA: Deklarata “gjithëserbe”, sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
-
SHBA-ja, BE-ja e Britania i përgjigjen Dodikut, thonë se ndarja e Bosnjës s’është e mundur