Lideri nacionalist serb në Bosnje, Milorad Dodik ka fituar zgjedhjet presidenciale që janë mbajtur sot, raporton Reuters.
Partia e Dodikut ka konfirmuar se ka fituar një vend në presidencën tripalëshe me 55 për qind të votave, bazuar në 72 për qind të fletëvotimeve të numëruara, transmeton Koha.net.
Zëdhënësi i partisë, Radovan Kovaçeviq ka thënë se Zeljka Cvijanoviq, kandidat për president të Republikës Serbe autonome të Bosnjës, po kryesonte ndaj rivalëve me 55 për qind të votave bazuar në 17.6 për qind të votave të numëruara.
Artikuj të ngjashëm
-
Dodik e Gjaferoviq shpallin fitore në zgjedhjet presidenciale të Bosnjës
-
Boshnjakët komentojnë, teksa reformistët fitojnë në zgjedhjet e Bosnjës
-
Beqiroviq dhe Cvijanoviq në rrugë për të fituar ulëse në presidencën e Bosnjës
-
SHBA ngre shqetësime për zgjedhjet në Bosnje
-
Bosnja rrezikon krizë politike pas zgjedhjeve