Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik ka shpallur fitore në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën në Bosnje Hercegovinë, ashtu sikurse kandidati i partisë më të madhe të myslimanëve boshnjakë, Sefik Gjaferoviq.
“Shpall fitoren”, ka thënë Dodik në një konferencë për media, duke shtuar se ai ka fituar 56 për qind të votave në ulesët e serbëve, në shtetin me presidencë tripalëshe.
Kandidati i myslimanëve boshnjakë, Sefik Gjaferoviq, nga partia SDA, po ashtu ka thënë se ka fituar ulëset e boshnjakëve, apo 40 përqind të votave.
“Unë jam duke udhëhequr dhe kam fituar ulësen në presidencën e Bosnjës”, ka thënë Gjaferoviq në një konferencë për media.
Banorët e Bosnje Hercegovinës kanë votuar të dielën për të vendosur nëse shteti i tyre do të ndjekë rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimit Evropian do të zhytet edhe më thellë në ndasitë etnike.
Rreth 3.35 milionë persona kanë pasur mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale, në të cilat do të zgjedhen fituesit e presidencës tripalëshe, një boshnjak, një kroat dhe një serb, si dhe ligjvënësit në Dhomën e Ulët të Parlamentit.
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të bëjnë të ditur liderët dy rajoneve autonome, të Republikës Serbe dhe Federatës Boshnjako-Kroate, si dhe dhjetë kantoneve të Federatës.
Edhe
Dodiku fiton ulëse në presidencën trepalëshe në Bosnje
Dodik, me qasje pro-ruse ka përsëritur vazhdimisht integrimin me Serbinë, derisa analistët kanë thënë se ai do të tentojë të dobësojë Bosnjën si anëtar i presidencës.
Ndërkohë, Zheljko Komsiq, kroat i moderuar, që tanimë ka shërbyer dy mandate në presidencë, ka thënë se është duke udhëhequr, në krahasim me nacionalistin Dragan Çoviq, nga partia më e madhe kroate, HDZ.
Komisioni zgjedhor ka njoftuar se dalja në zgjedhje ka qenë 53.3 për qind. Komisioni Zgjedhor ka thënë se do bëjë publike rezultat preliminare për presidencë pas mesnatës, derisa rezultatet për parliament do të publikohen ditën e hënë. /rel
-
Boshnjakët komentojnë, teksa reformistët fitojnë në zgjedhjet e Bosnjës
-
Beqiroviq dhe Cvijanoviq në rrugë për të fituar ulëse në presidencën e Bosnjës
-
Rezultatet jozyrtare nga zgjedhjet në BeH: Komshiqi kryeson, Izetbegoviqi po humb
-
Xhaferoviq thotë se Bosnja s’mund të ndryshojë qëndrim për sa i përket njohjes së Kosovës