"Djali ynë po i pastronte dhëmbët kur dëgjuam një zhurmë si bubullimë. Të gjithë e donim Sachun, pasi ishte miqësor me të gjithë. S'mund ta shpëtonim atë". Këtu e nis rrëfimin nëna e trevjeçarit për djalin që humbi jetën nga vërshimet, raporton BBC.
Në Kerala të Indisë, ai mbeti i bllokuar në baltë brenda hapësirës ku banonin, duke mos pasur mundësi të shpëtohej. Muret e shtëpisë thuhet se janë sipër tij duke ia shkaktuar vdekjen, derisa vërshimet kanë vijuar edhe ditëve të tjera në këtë rajon.
“Unë isha e zhytur deri në qafë në baltë, vetëm dora ime ishte jashtë”, rrëfen Sofia, derisa është duke u trajtuar për shkak të plagëve që ka marrë.
Pa plagë s’kanë mbetur as anëtarët e tjerë të familjes. Nëpër trup u vërehen shenjat e mbetura pas rrëzimit të murit.
-
Përmbytje në Stamboll, humb jetën një 14-vjeçar e pezullohet mësimi
-
Fëmijët po vdesin në zonat e thella fisnore të Indisë
-
Një fëmijë palestinez mbytet në ujërat me baltë që përmbytën tendën ku jetonte
-
30 të vdekur këtë javë nga përmbytjet në Indi e Bangladesh
-
Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Indi