Aeroporti i Oslos në Norvegji ka pezulluar përkohësisht një ose disa ulje të avionëve herët në mëngjesin e së hënës, pas një raportimi për praninë e dronëve pranë aeroportit, sipas operatorit Avinor, raporton Reuters.
“Një ose më shumë avionë qëndruan në ajër deri sa situata u sqarua. Asnjë avion nuk u devijua drejt aeroporteve alternative”, ka njoftuar një zëdhënës i Avinorit.
Agjencia norvegjeze e lajmeve raportoi, duke cituar policinë, se rreth mesnatës kishin marrë një raport nga një pilot i Norwegian Air, i cili mendoi se pa tre deri në pesë dronë gjatë përgatitjes për aterrim në aeroport.
Avinor bëri të ditur se nuk ka pasur ndërprerje të mëtejshme në trafikun ajror.
Agjencia e lajmeve raportoi, duke cituar policinë, se vëzhgimi mbetet i pa verifikuar.
Aviacioni evropian është përballur disa herë me kaos javët e fundit për shkak të detektimit të dronëve dhe shkeljeve të hapësirës ajrore, përfshirë në aeroportin e Kopenhagës, Oslos dhe atë të Munihut.
-
Danimarka mbyll një aeroport tjetër për shkak të dronëve në hapësirën e saj ajrore
-
Dronët mbyllin aeroportet kryesore në Danimarkë e Norvegji, s’përjashtohet të jenë rusë
-
Alarm në aeroportin gjerman: Droni me eksploziv i afrohet aeroplanit ukrainas, pezullohen fluturimet
-
Pezullohen fluturimet në Aeroportin e Munihut, raportohet se janë parë dronë
-
Bora bllokon komunikacionin tokësor dhe ajror në Holandë