Ka dështuar mocioni për shkarkimin e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, pasi deputetët e tij bojkotuan votimin në Parlament.
Dështimi i mocionit pritet të nxisë protesta më të mëdha në Korenë e Jugut prej të cilave është bërë thirrje për shkarkimin e presidentit që kur ai tentoi të fuste në fuqi ligjin ushtarak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMocioni ishte iniciuar nga partitë opozitare. 195 deputetë votuan nga 200 sa kërkohet që mocioni të jetë i suksesshëm.
"Me një total prej 195 votash, numri i anëtarëve që votuan nuk arriti shumicën e kërkuar prej dy të tretave të gjithsej anëtarëve. Prandaj, deklaroj se votimi për këtë çështje nuk është i vlefshëm", ka thënë kryetari i Parlamentit, Woo Won-shik.
Para votimit, presidenti Yeon ka kërkuar falje publike për vendimin e tij për shpallen e gjendjes së luftës, ndërsa mijëra protestues ishin përpara Parlamentit.