Prindër të tmerruar afganë janë xhiruar të enjten tek i bartin foshnjat dhe fëmijët e tyre sipër telave me gjemba vendosur përreth aeroportit të Kabulit, teksa i lusin ushtarët britanikë që t’i shpijnë në vende të sigurta.
Skena të rënda kanë vazhduar të shfaqen përreth Afganistanit, që nga rënia e vendit në duart e talebanëve.
Pamjet e fundit, të transmetuara nga agjencia e lajmeve “Associated Press”, e shpërfaqin dëshpërimin e qytetarëve për të ikur nga Afganistani.
Ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka thënë të enjten se është i bindur se afganët që ikin nga talebanët duhet të ndihmohen në vendin e tyre apo në rajonet fqinje. Porse duke folur gjatë një adresimi për media, ai ka thënë se komuniteti perëndimor ka dështuar në Afganistan.
Që nga rënia e vendit në duart e talebanëve, shtetet perëndimore kanë angazhuar aeroplanë për evakuimin e diplomatëve të huaj dhe të bashkëpunëtorëve të tyre afganë përderisa afganët kanë vërshuar aeroportin e Kabulit në kërkim të shpëtimit.
-
Vazhdon kaosi, ushtarët britanikë ndihmojnë turmën e afganëve në aeroportin e Kabulit
-
Mes skenave kaotike, SHBA-ja në telashe me evakuimet nga Afganistani
-
Gra e fëmijë afganë dynden në aeroport, përhapet lajmi i rremë për fluturime në Turqi
- Shpëtimi i Afganistanit
-
Gjendet pas 5 muajsh foshnja që iu hodh ushtrisë amerikane në Kabul