Një deputet turk ka thyer celularin e tij me çekiç teksa po fliste në parlament.
Burak Erbay, i cili është anëtar i Partisë Popullore Republikane në opozitë, po protestonte kundër një projektligji të propozuar e të mbështetur nga Qeveria, i cili synon të luftojë "dezinformimin" në internet.
Sipas këtij legjislacioni, rrjetet e mediave sociale dhe faqet e internetit do të duhet të publikojnë detaje të përdoruesve të dyshuar për "përhapjen e informacionit mashtrues" dhe mund të rezultojë në burgosjen e të akuzuarve deri në tre vjet burgim, raportoi BBC-ja të enjten.
Kritikët thonë se projektligji, nëse miratohet në ligj, do të cenonte liritë e shtypit dhe do të çonte në censurë të përhapur.
Artikuj të ngjashëm
-
Dezinformatat marrin hov në prag të zgjedhjeve
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Protestuesit gjuajnë me gurë policët në Shqipëri, nëntë të plagosur e 20 të arrestuar
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
650 faqe material për Policinë: Tërshani denoncon qindra kërcënime dhe fyerje