Anëtarët e disa asociacioneve të gazetarëve në Turqi kanë qenë të pranishëm në seancën e Parlamentit në Ankara teksa deputetët turq po vazhdojnë të debatojnë për projektligjin kundërthënës për liritë e mediave.
Qeveria e presidentit Receep Tayyip Erdogan ka thënë se ligji ka për qëllim të luftojë lajmet e rreme dhe keqinformimin, por kritikët e kanë cilësuar si përpjekje e re për të shtypur lirinë e shprehjes në Turqi.
Gazetarët kanë mbajtur maska të zeza në këtë seancë parlamentare në shenjë proteste ndaj projektligjit. Maskat simbolizonin pamundësinë për t’u shprehur.
Një prej pikave të ligjit që po kundërshtohet është edhe kriminalizimi i shpërndarjes së lajmeve të rreme. Dënimi për këtë mund të jetë deri në tre vjet burgim.
Kritikët, përfshirë deputetët opozitarë dhe organizatat joqeveritare, kanë thënë se ligji mund të abuzohet nga qeveria për të shtypur edhe më shumë gazetarinë e pavarur, sidomos ato që janë të zhvilluara në internet.
Qeveria e Erdoganit tashmë kontrollon shumicën e mediave, ndërkaq Turqia është në mesin e shteteve që ka më së shumti gazetarë të burgosur.