Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka përshkruar mediat sociale si një nga kërcënimet kryesore të demokracisë.
Qeveria e Erdoganit planifikon të ndjekë ligjin për të dënuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatat në internet, por kritikët thonë se ndryshimet e propozuara do të shtrëngojnë kufizimet për lirinë e të shprehurit.
“Media sociale, që është përshkruar si simbol i lirisë kur u paraqit fillimisht, është kthyer në një nga burimet kryesore të kërcënimit të demokracisë sotme”, ka thënë Erdogan, raporton AP.
Turqia vitin e kaluar ka miratuar ligjin që u kërkon platformave të mediave sociale që kanë më shumë se 1 milion përdorues të kenë përfaqësues ligjor dhe të ruajnë të dhënat.
Ligji i ri do t’i bënte dezinformatat dhe lajmet e rreme vepra të dënueshme kriminale në deri 5 vjet burgim.
-
Gazetarët turq i frikësohen ligjit të ri
-
Erdogan kërkon masa kundër televizioneve që “shkelin vlerat themelore të Turqisë”
-
Erdogani përcakton përmbajtjen e mediave, urdhëron mbrojtjen e vlerave familjare
- Tani Erdogani do ta kontrollojë edhe Kuranin
-
Erdogani nis udhëzimet për kushtetutë të re, shtohet frika për zgjatje të pushtetit të tij