Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka urdhëruar që të merren masa ndaj televizioneve që sipas tij shkelin vlerat themelore të Turqisë.
Masat e reja do të ndihmojnë në eliminimin e “efekteve të dëmshme”, që sipas Erdoganit rrjedhin nga përmbajtjet e huaja mediatike të cilat përshtaten në Turqi.
Ilhan Tasci, një anëtar i mbikëqyrësit të medias nga partia kryesore opozitare në Turqi, veprimet e Erdoganit në drejtim të mediave i cilësoi si censurë dhe shkelje të Kushtetutës së Turqisë.
Qasja e pushtetit turk ndaj mediave është kritikuar edhe nga organizatat ndërkombëtare.
Reporterët pa Kufij e rendën Turqinë në 153 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror të vitit 2021, raporton “Euronews”.
Edhe
Erdogani përcakton përmbajtjen e mediave, urdhëron mbrojtjen e vlerave familjare
Sipas raporteve për Turqinë, censura ka prekur më së shumti përmbajtjet erotike dhe ato që lidhen me komunitetin LGBTI.
Erdogan është kritikuar se po shemb themelet e sekularizimit në Turqi të vendosura nga Mustafa Qemail Ataturk afër 100 vite më parë.