Presidenti i Turqisë ka urdhëruar që të merren hapa kundër mediave, si programet televizive që konsideron të kundërta me “vlerat themelore” të Turqisë.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vendimi tenton të eliminojë efektet e dëmshme të programeve televizive me përmbajtje të huaja që janë adaptuar në Turqi dhe të mbrojë kulturën turke, raporton AP.
Të gjitha masat paraprake do të merren kundër produksioneve që ndikojnë negativisht familjen, fëmijët dhe të rinjtë, përmes ligjeve dhe Kushtetutës turke. Fëmijët dhe të rinjtë do të mbrohen nga “mesazhe të përcjella përmes simboleve të caktuara”, thuhet në vendim.
Këshilli Suprem i Radios dhe Televizionit të Turqisë tani ka fuqi në fusha të gjera dhe mund të gjobisë media ose të urdhërojë ndalimin për kanale të televizionit që janë më të kritike nga qeveria për shkelje të vlerave turke. Ka gjobitur kanale për përmbajtje erotike dhe përmbajtje LGBT.
-
Turqia kundër programeve televizive që shkelin vlerat familjare
-
Erdogan kërkon masa kundër televizioneve që “shkelin vlerat themelore të Turqisë”
-
Erdogani thotë se mediat sociale janë “kërcënim për demokracinë”
-
Erdogani nis udhëzimet për kushtetutë të re, shtohet frika për zgjatje të pushtetit të tij
-
Erdogan: Turqia mund t’i kapërcejë ndarjet gjeopolitike