Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çfarë thonë për Clintonët dosjet e reja Epstein?

Bill Clinton dhe Hilary Clinton

Foto: Associated Press

Publikimi i fundit i dosjeve të Jeffrey Epstein nga Departamenti i Drejtësisë zbulon detaje të reja mbi komunikimet mes stafit të ish-presidentit Bill Clinton dhe Epstein-it, si dhe bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxwell, përfshirë disa shkëmbime emailesh me përmbajtje të papërshtatshme.

Dokumentet dalin në prag të një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve për shpërfillje të Kongresit nga Bill dhe Hillary Clinton, pasi ata refuzuan të dëshmojnë në një hetim dypartiak për Epsteinin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Republikanët, me mbështetjen e disa demokratëve, kanë kërkuar t’i shpallin fajtorë për mosbashkëpunim.

Dosjet tregojnë se Maxwell kishte komunikime të shpeshta me stafin e Clintonit në vitet 2001–2004, periudhë gjatë së cilës Bill Clinton udhëtoi disa herë me avionin privat të Epsteinit. 

Clinton ka mohuar çdo shkelje dhe ka deklaruar se i ndërpreu lidhjet me Epsteinin përpara akuzave penale ndaj tij.

Publikimi përfshin gjithashtu akuza të paverifikuara ndaj Donald Trumpit dhe Bill Clintonit, të cilat Departamenti i Drejtësisë i ka cilësuar si të pabazuara. 

Një votim për shpërfillje të Kongresit do të ishte kryesisht simbolik, por mund të çojë edhe në pasoja ligjore.