Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u tha ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së të enjten se nuk kishte dijeni për krimet e Jeffrey Epsteinit apo të Ghislaine Maxwell, në fillim të dy ditëve të dëshmive me betim, të cilat do të përfshijnë edhe ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, raporton agjencia "AP".
Seanca e dëshmisë, e cila ishte e mbyllur për media, u ndërpre shkurtazi pasi ligjvënësja republikane Lauren Boebert ia dërgoi një fotografi të Hillary Clintonit nga salla një influencuesi konservator, i cili më pas e publikoi atë në rrjetet sociale, duke shkelur rregullat e Komitetit për depozitime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy incident bëri që ish-sekretarja e Shtetit të përsëriste kërkesën e saj të kahershme që dëshmia të jetë e hapur për gazetarët.
Çifti Clinton pranoi të dëshmojë, pasi ofertat e tyre për deklarata të betuara me shkrim u refuzuan nga Komiteti për Mbikëqyrje i Dhomës së Përfaqësuesve, kryetari i të cilit, deputeti republikan James Comer, kishte kërcënuar me akuza për përbuzje ndaj Kongresit.
Dëshmia e Bill Clintonit, e paraparë të jepet të premten, do të jetë hera e parë që një ish-president detyrohet të dëshmojë para Kongresit — një tjetër shenjë se kërkesa për llogaridhënie lidhur me abuzimet e Epsteinit ndaj vajzave të mitura është shndërruar në një forcë pothuajse të pandalshme në Capitol dhe më gjerë.
Ligjvënësit demokratë kanë thënë në një prononcim për media se Hillary Clinton po u përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe se ajo po insiston që mediat të lejohen në sallë.
Demokratët po ashtu kanë kërkuar të publikohet transkripti i plotë i dëshmisë së Hillary Clintonit brenda 24 orëve.
Para fillimit të seancës dëgjimore, Hillary Clinton publikoi deklaratën hapëse, ku mohoi se kishte dijeni për krimet e Epsteinit dhe se nuk e mban mend që e ka takuar ndonjëherë atë.
Ajo sfidoi Komitetin që ta ftojë presidentin amerikan, Donald Trump, të dëshmojë.
Departamenti i Drejtësisë para disa javëve publikoi sasinë më të fundit të të ashtuquajturave dosje Epstein - më shumë se 3 milionë dokumente, foto dhe video që lidhen me hetimin ndaj financierit Epstein. Epstein kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019, ndërsa po pritej të gjykohej për krime seksuale me të mitura.
Më 2005 nisën hetimet ndaj Epsteinit pas akuzave nga një prind se si mësimdhënës kishte abuzuar seksualisht me një vajzë 14-vjeçare. Fillimisht u dënua më 2008 e më pas u lirua pas 13 muajsh. Më 2019 u arrestua sërish.