Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Momenti kur Hillary Clinton zemërohet gjatë dëshmisë për Epsteinin

Hillary Clinton

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe avokati i saj kërkuan ndërprerjen e dëshmisë, pasi mësuan se përfaqësuesja republikane e SHBA-së, Lauren Boebert nga Kolorado, kishte shpërndarë një foto të Clintonit gjatë seancës private nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve për hetimin e tyre mbi lidhjet me Jeffrey Epstein.

Demokratët kanë thënë se incidenti, i cili shënonte shkelje të rregullave të komitetit për dëshmitë, nënvizoi se sa e rëndësishme ishte që të kishte një regjistër të qartë publik të dëshmisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesi Robert Garcia, demokrati kryesor në panelin e Mbikëqyrjes, ka thënë se Hillary Clinton, pas incidentit, përsëriti kërkesën e saj të kahershme që dëshmia të bëhej publike, dhe demokratët kërkuan që një video dhe transkript i seancës së plotë të publikohej shpejt.

Videot e dëshmive të ish-presidentit Bill Clinton dhe ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, u publikuan nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të hënën.

Ata kanë pranuar të dëshmojnë lidhur me dyshimet për lidhje të tyre me të dënuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, pasi fillimisht kishin refuzuar ta bënin këtë. 

Regjistrimet e dëshmive, të cilat zgjatën orë të tëra gjatë dy ditëve javën e kaluar, tregojnë se si të dy Clintonët u distancuan nga Epsteini.

Epstein kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë disa herë gjatë presidencës së Clinton dhe ka foto të tyre duke shtrënguar duart, por Bill Clinton tha se nuk i kujtoheshin ato ndërveprime.

E Hillary Clinton ka thënë se ajo kurrë nuk kujtonte ta kishte takuar Epsteinin.

Megjithatë, ata u përballën me orë të tëra pyetjesh nën betim nga ligjvënësit të cilët po kërkojnë përgjegjësi për këdo që ishte në dijeni ose injoroi abuzimin e vajzave të mitura nga Epstein.

Në një moment, Hillary kishte deklaruar me zemërim "Mbarova" kur u zbulua se një foto e saj ishte bërë duke iu përgjigjur pyetjeve - në shkelje të rregullave të komisionit, dhe se ajo ishte postuar në internet.