Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia është e gatshme të fillojë negociatat me Ukrainën në çdo kohë, por me kusht që ushtria e saj të tërhiqet nga katër rajone.
Putini të premten ka thënë se Rusia do të jetë gati për paqe “nesër” nëse trupat ukrainase tërhiqen nga rajonet e Zaporozhye, Khersonit, Donetskut dhe Luhanskut dhe nëse Ukraina heq dorë nga planet për t'u anëtarësuar në NATO.
Edhe pse Rusia kontrollon shumicën e rajoneve të përmendura, një pjesë është nën kontrollin e ushtrisë ukrainase, pra afër 22 mijë kilometra katrorë, që korrespondon me sipërfaqen e një shtetit si Sllovenia.
Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mihaylo Podolyak, hodhi poshtë “propozimin e paqes” të paraqitur nga Putini, duke thënë se nuk ishte përpjekje serioze për të arritur paqe.
Siç thotë ai, propozimi i Putinit është “fyes për të drejtën ndërkombëtare”.
Propozimi i Putinit hasi në kundërshtime edhe të shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg e kancelarit gjerman Olaf Scholz, të cilët nuk e konsideruan serioz.
-
Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por e do të gjithë Donbasin
-
Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë
-
Putini paralajmëron ta zgjerojë ofensivën në Ukrainë nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Putini zotohet ta marrë Donbasin me çdo mjet
-
Putini e sheh planin e paqes si pikënisje, i kërkon Ukrainës të tërhiqet