Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar me shumicë dërrmuese që Republika Çeke ta zëvendësojë Rusinë në organizmin kryesor të organizatës botërore për të drejtat e njeriut, shkruan Sky News.
Moska u pezullua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut për akuzat për shkelje të tmerrshme të të drejtave nga ushtarët e saj në Ukrainë.
Republika Çeke ishte kandidati i vetëm për vendin në organin prej 47 anëtarësh.
Vendet në panelin me bazë në Gjenevë janë të ndara midis grupeve rajonale dhe zëvendësimi për Rusinë duhej të vinte nga një vend i Evropës Lindore.
Në votimin e fshehtë të së martës, 180 nga 193 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme depozituan fletëvotimet. Rezultati ishte 157 vende në favor të Republikës Çeke dhe 23 abstenime.
Asambleja miratoi një rezolutë të iniciuar nga SHBA-ja më 7 prill për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me një votim 93-24 dhe 58 abstenime.
-
Rusia dështon të rizgjidhet anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut
-
Rusia kërkon t’i bashkohet Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut
-
Rusia pritet të pezullohet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut
-
Rusia merr presidencën e Këshillit të Sigurimit
-
Asambleja e Përgjithshme e KB-së i kërkon me rezolutë Rusisë të largohet nga Ukraina