Rusia po kërkon t’i bashkohet Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
Ajo u përjashtua nga organi kryesor i OKB-së për të drejtat e njeriut, prillin e kaluar, pasi forcat e saj pushtuan Ukrainën.
Por diplomatët rusë tashmë po kërkojnë që vendi i tyre të rizgjidhet për një mandat të ri trevjeçar. Votimi pritet të bëhet muajin e ardhshëm.
Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut me seli në Gjenevë, ka 47 anëtarë, secili i zgjedhur për një mandat trevjeçar.
Në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen më 10 tetor, Rusia do të kandidojë me Shqipërinë dhe Bullgarinë për dy vendet në Këshill, të rezervuara për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Votimi do të përfshijë të 193 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York./BBC
-
Rusia dështon të rizgjidhet anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut
-
Lavrov: Anëtarët e KS të OKB-së duhet të jenë garantues sigurie për Ukrainën
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për Sirinë
-
OKB-ja i kërkon Rusisë që t’ia kthejë Ukrainës termocentralin bërthamor
-
Danimarka, Greqia, Pakistani, Panamaja dhe Somalia pritet të marrin ulëse në KS të OKB-së