Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çekia ofron t’i riparojë tanket ukrainase të dëmtuara në luftë

Tanket ukrainase

Republika e Çekisë ka ofruar t’i riparojë tanket ukrainase dhe automjetet e blinduara të dëmtuara në luftë, raporton BBC.

Ministrja e Mbrojtjes e Çekisë, Jana Cernochova, ka thënë se së pari do t’i riparojë tanket ukrainase T-64, por edhe mjete tjera, përfshirë autoblinda.

Cernochova ka thënë se Çekia është shteti i parë që i ka ofruar Ukrainës shërbimin për të riparuar mjetet ushtarake. Po ashtu është raportuar se mjetet ushtarake të Ukrainës do të riparohen edhe në Sllovaki.

Çekia është shteti i parë që e ka furnizuar Ukrainën me tanke – të modelit T-72 të epokës sovjektike.