Dhoma e Përfaqësuesve në Britaninë e Madhe e ka kaluar me shumicë projektligjin për vdekje të asistuar të premten.
330 anëtarë të Dhomës votuan pro këtij projektligji, ndërsa 275 ishin kundër.
Tash projektligji do të pasohet nga muaj diskutime parlamentare përpara se të bëhet ligj.
Sipas projektligjit, të rriturit me më pak se gjashtë muaj jetë do t'u jepet e drejta të vdesin.
Vdekja e asistuar, ose eutanazia, është legale në Belgjikë, Kanada, Kolumbi, Ekuador, Luksemburg, Holandë, Zelandë të Re, Spanjë dhe Australi.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, pas vitesh debate
-
Parlamenti francez voton pro legalizimit të vdekjes së asistuar
-
Gati një në 20 vdekje në Kanada vjen nga eutanazia
-
29-vjeçares holandeze i jepet e drejta të vdesë përmes eutanazisë
-
Deputetët britanikë votojnë projektligjin që ua ndalon cigaren personave të lindur pas vitit 2009