Bota ka nevojë për 44 milionë mësues më shumë nëse edukimi i ofrohet secilit fëmijë, sipas të dhënave të UNESCO-s.
Agjencia e edukimit dhe kulturës ka thënë se 9% e mësuesve të shkollave fillore dhanë dorëheqje në vitin 2022, pothuaj dyfishi i shkallës prej 4.6% në vitin 2015.
Në Afrikë nevojiten 15 milionë mësues për t’u siguruar të gjithëve edukim, raportoi Guardian.
Raporti thotë se ka probleme në gjithë botën, përfshirë vendet e pasura, ku mësuesit përballen me nivel të lartë të stresit, mungesë të pajisjeve, lidershipit të dobët dhe pagave të ulëta.
Në Evropë dhe Amerikën Veriore, pensionimi dhe “mungesa e interesimit në futjen e profesionit” nënkupton se 4,8 milionë mësues ende nevojiten për “të siguruar edukim cilësor fillor”.
Në disa pjesë të Afrikës, pasiguria ka bërë që shkollat të mbyllen, me 13.000 që janë mbyllur në Afrikën qendrore dhe perëndimore në katër vitet e fundit.
-
Rreth 40 mijë mësues e lanë profesionin në Britani për një vit
- Pse shëndeti mendor i fëmijëve nuk mund të presë?
-
Qeveria franceze bën hapin e parë për të qetësuar protestat - premton 3,000 mësues shtesë
-
Vazhdojnë protestat e nxënësve në Francë, qindra shkolla mbeten të mbyllura
-
14 shkolla në proces të mbylljes, shkaku i rënies së numrit të nxënësve