Një numër në rritje i mësuesve në Britaninë e Madhe po largohen nga profesioni dhe vetëm vitin e kaluar (2023) rreth 40 mijë janë larguar nga shkollat shtetërore.
Gratë rreth të tridhjetave përfaqësojnë grupin më të madh që largohen nga profesioni i mësueses. Më shumë se 9 mijë gra midis moshës moshave 30 dhe 39 vjeç u larguan nga profesioni i mësueses mes viteve 2022 dhe 2023.
Qeveria njoftoi se do të punësonte 6500 mësues të tjerë, por gati 40 mijë mësues në shkollat publike e lanë profesionin vitin e kaluar, që është numri më i lartë në pesë vjetët e fundit, sipas një studimi të kryer nga agjencia kërkimore “Project New Britain”, transmeton DailyMail.
Studimi u bën thirrje autoriteteve të miratojnë politika që do të jenë më të orientuara drejt familjes.
Ndonëse, shikuar numerikisht, më shumë gra largohen nga profesioni i mësueses, përqindja e meshkujve është më e lartë sepse janë më pak.
-
Botës i duhen 44 milionë mësues më shumë që të arsimojë secilin fëmijë
-
GAP: Mbi 3,000 mësimdhënës hiqen nga granti i arsimit për vitin 2026
-
Fushata e deportimeve e Trumpit ndikon edhe te mësuesit në SHBA
-
Britania i rikthehet programit të BE-së për shkëmbimin e studentëve “Erasmus”
-
Hulumtimi ndërkombëtar tregon statistikat e Kosovës për mësimdhënësit në krahasim me shtetet tjera